Universiteti i Tetovës dhe Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore nënshkruan memorandum bashkëpunimi – Shqip

by admin
Spread the love

Drejtuesit e Ndërmarrjes Publike të Rrugëve Shtetërore të Maqedonisë së Veriut, të udhëhequr nga drejtori Ejup Rustemi, sot qëndruan për vizitë pune në Universitetin e Tetovës, ku përveç takimit me Rektorin e UT-së, Jusuf Zejneli dhe bashkëpuëtorët e tij, u nënshkrua edhe një memorandum bashkëpunimi mes dy institucioneve, përcjell KlanM.

“Në këtë takim palët diskutuan për shumë çështje, ku dy institucionet tona në të ardhmen mund të bashkëpunojnë. Prorektorja për Financa e Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Aida Yzeiri Baftijari, në këtë takim  u shpreh se Universiteti i Tetovës i ka të gjitha kapacitetet e mundshme për të bashkëpunuar me ndërmarrjen për rrugët shtetërore, si me angazhimin e stafit akademik të Fakultetit të Shkencave të Zbatuara dhe jo vetëm, por edhe të studentëve për të bashkëpunuar në projekte të ndryshme, e në veçanti në projektin e Korridorit të Tetë, ku pedagogët dhe studentët tanë do të mund të kyçen dhe të jenë pjesë e këtij projekti, që është një nga investimet më të mëdha në vendin tonë.  Ajo, po ashtu shtoi se, edhe Laboratori për testimin e materialeve për ndërtim i Fakultetit të Shkencave të Zbatuara mund të jetë një ndihmesë e madhe për kompanitë, të cilat do të jenë të kyçura në ndërtimin e Korridorit të Tetë”, thuhet në njoftimin e Zyrës për Informim të UT-së.

Ndërsa, siç thuhet më tej në njoftim, drejtori i NP për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi është zotuar për thellim të bashkëpunimit, me qëllim të përgatitijes së kuadrove profesionistë, që do t’i hyjnë në punë institucionit që ai drejton.

“Memorandumi në fjalë parasheh forma të ndryshme të bashkëpunimit, përfshirë krijimin dhe organizimin e veprimtarive që synojnë mirëqenien e  përgjithshme e të dy institucioneve; Pjesëmarrje në  trajnime profesionale, seminare, konferenca, tryeza të rrumbullakëta dhe ngjarje të tjera, që lidhen me forcimin e kapaciteteve dhe cilësisë së shërbimeve. Në Memorandumin e nënshkruar nga Rektori i UT-së, Prof. Dr. Jusuf Zejneli dhe Drejtori i Ndërmarrjes publike për rrugët shtetërore, Ejup Rustemi, ndër të tjera parashihet që palët të kontribuojnë në zhvillimin e programeve të përshtatshme me nevojat e përdoruesve të shërbimeve të institucioneve. Gjatë krijimit të projekteve që lidhen me grupin respektiv, të dyja palët do të informojnë në mënyrë të ndërsjellë planifikimin e aktiviteteve të projektit dhe do të zbatojnë projekte të përbashkët”, thuhet në njoftim./KlanMacedonia

You may also like