‘Unë them 14 shkurtin ta festojmë me 1’, këngëtarja shqiptare hedh idenë e çmendur

by admin
Spread the love

Puthja e shumëpritur mes Kiara Titos dhe Luiz Ejllit vijon të komentohet ende shumë gjatë në rrjete sociale. Shumë prej personazheve të njohur kanë shprehur mbështetjen e tyre publike, duke postuar edhe foto të çiftit në Instastory.

Një prej personazheve të njohur që ka dalë që në fillim të programit është edhe këngëtarja e njohur Zajmina Vasjari, e cila ka reaguar edhe së fundmi pas puthjes së çiftit. Ajo ka postuar në rrjete sociale jë tabelë, ku janë të rreshtuara të gjitha ditët e festave kombëtare .

E sakaq, fansat kërkojnë që data ‘1 Shkurt’ t’i bashkohet festave të tjera dhe të quhet “Puthja Luiz-Kiara”. E duket se edhe këngëtarja e njohur është shumë dakord me këtë dhe ka shkruar: ‘Unë them 14 Shkurtin ta festojmë në 1 Shkurt’.

Puthja e Luizit dhe Kiarës është përjetuar shumë nga të gjithë ndjekësit e këtij formati, teksa edhe vetë ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ka uruar çiftin për ‘dasmën e tyre’. ‘Të trashëgohen e jetë të lumtur’ ka thënë ndër të tjera doktori në emisionin ‘Opinion’.

You may also like