Unë jam në rregull me veten, asaj do ia shpjegoj situatën time me Keisin

by admin
Spread the love

Krist Aliaj është një nga banorët e këtij edicioni të dytë të Big Brother VIP Albania. Emri i tij është lakuar jo pak herë në mediat rozë, teksa së fundmi, artisti ka folur për ish-të dashurën e tij që është jashtë.

Në një bisedë me Shpatin, ky i fundit e pyeti se pse nuk u ngacmua më tej me Kejvinën, teksa Kristi u përgjigj se kjo gjë ndodhi për shkak se ai nuk e ndjente të kishte diçka me modelen. Ndërkaq, sa i përket Kejsit, Kristi tha se tani është ndryshe.

Artisti u shpreh se marrëdhënia me Keisin lindi shumë natyrshëm dhe se nuk e mendoi lidhjen që kishte jashtë me Zazën, për shkak të emocionit që iu krijua. Kristi tha se me Kejsin ndihet shumë mirë, ndërsa tregoi edhe se si u ndje kur u pyet gjatë spektaklit për lidhjen e tij.

Kristi tha se ai ishte një moment shumë i sikletshëm për të, por ai vendosi të tregohej i sinqertë me të gjithë publikun.

You may also like