“Unë do e kisha mbytur në dru”, psikologia e Efit del kundër Zhaklinës

by admin
Spread the love

Debati i ashpër që mund të kishte përshkallëzuar deri në dhunë mes Efit dhe Zhaklinës gjatë kohës së ‘Big Brother VIP Albania’, vijon edhe sot të diskutohet.

Për ju që mund ta kishit harruar: Kur Efi ishte në “BBV”, psikologia e saj publikoi disa biseda pas debateve që ajo pati me Zhaklin Lekatarin për të treguar se gjërat mes tyre ishin personale. Në mesazhet në fjalë Efi i ka treguar se ka debatuar ashpër me Zhaklinën, dhe mes të tjerash shkruante se ‘do e kisha mbytur në drru’.

Së fundmi ka qenë vetë psikologia e Efit, Adelina, e cila ka sqaruar gjithçka. Në një intervistë në “Natë me Aulonën” ajo tha se terapia që ka ushtruar me Efin ia lejon mundësinë të kenë raporte miqësore.

“Unë punoj edhe me miq e kolegë, familjarë. Nëse terapitë standarde që njeh popullata, si rregull është një klient duhet të kalojë një proces terapeutik, pas terapisë duhet të kalojnë dy vite që ti t’i japësh mundësinë të jetë raport shoqëror le të themi. Është një terapi që e thyen këtë lloj barriere, që më jep akses të punoj me këdo dhe mos të prish asnjë lloj marrëdhënie tjetër. Mënyra si Efi po e tregonte edhe në “Big Brother” eksperiencën e saj në terapi ishte totatlisht ndryshe nga ai që treguan dy vajzat e tjera, që ishte variant komplet tjetër. Kam punuar vetëm në disa pika specifike që më ka kërkuar për t’i ndryshuar. Unë di pikat por jo sfondin. Në periudhën kur ndjeva që kishte mbështetje më shumë, jam më tepër mikeshë dhe mentore e saj, sesa një psikologe e mirëfilltë. Ndjeva nevojën që ishte realisht vetëm pa mbështetje reale në televizion, i vetmi person që mund ta mbështeste isha unë.”-shpjegoi Adelina.

Psikologia u shpreh se nuk është penduar për publikimin e mesazheve dhe se nuk ka asnjë thyerje konfidencialiteti.

“Nuk u pendova. Nuk e publikova unë por ndodhi një ngatërresë e vogël me sekretaren time. Nuk është ndonjë problem i madh. Nuk kishte asgjë për thyerje konfidencialiteti pasi mesazhi ishte i qartë. “Në një situatë të caktuar kur mu ushtrua një presion i caktuar reagimi im ishte fantastik.” Ndryshim nga çfarë do bëja dikur. Pra, ishte rezultat i diçka që është punuar. Unë i ndaj gjëra të tilla me publikun edhe për klientë të tillë, për të treguar që po funksionon.”-tha ajo.

You may also like