Ultrasit e Milan sulmojnë ata të PSG, natë e frikshme me të plagosur në Milano

by admin
Spread the love

Milan pret në mbrëmjen e së martës në San Siro Paris Saint-Germain, ndeshje e raundit të katërt në Champions League. Por, duket sikur sfida ka nisur më herët, të paktën për ultrasit.

Kanë qenë ata të Milanit të cilët të shumtë në numër kanë sulmuar gjatë natës tifozët e PSG të mbërritur në Itali në mbështetje të skuadrës së zemrës.

Helmeta, thika, flakadanë dhe tymues të shumtë në përleshjen mes palëve teksa policia është munduar të vendosë rregull. Mirëpo, në bilancin përfundimtar mediat italiane bëjnë të ditur se është plagosur rëndë një tifoz i Parisit i goditur me thikë, ndërsa po ashtu të plagosur nga përleshjet e francezëve me forcat e rendit kanë mbetur edhe dy policë.

Një prej tyre më rëndë pasi është goditur me thikë, me autorin që ka përfunduar pas hekurave./Supersport


Top Channel

You may also like