“Ulërimat e mia mund t’i ketë dëgjuar gjithë Aeroporti”, Fjodora Fjora zbulon të papriturën me djalin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Fjodora Fjora është një nga emrat më të njohur në gazetarinë shqiptare. Bukuroshja e ekranit ka rrëfyer së fundmi një histori jo shumë të lehtë për të që duket se e ka tronditur jashtë mase. E kjo lidhet pikërisht me të birin e saj, Alteon, kur ai ka qenë 3 vjeç.

Moderatorja dhe gazetarja e njohur tregoi se ai i kishte ikur nga duart kur ata ndodheshin në aeroportin e Bodrumit në Turqi dhe se ka vrapuar aq shumë, sa ajo e pati të vështirë ta kapte.

“Më ka ndodhur njëherë, kur Alteo ka qenë 3 vjeç e gjysmë. Ai ishte i vogël dhe ne ishim në aeroport në Turqi. Ndërkohë që po kalonim për t’u futur aty ku janë autobusët, shkallët. Nuk e mbaj mend ç’ka qenë. U hap dera te ‘gate’ dhe nga ajo dilet drejt e te rruga ku kalonin autobusët që të çonin te aeroporti.

Dhe po kalonin njerëzit, ky ja fut një vrapi, kalon atë gruan te check-in dhe del drejt në rrugë.”, tha ajo duke shtuar: “Ulërimat e mia mund ti ketë dëgjuar gjithë Aeroporti i Bodrumit. Në momentin që e kam kapur, se e kapa! E mbajta nga rrobat dhe nuk e lëshoja se u terrorizova komplet. Dhe ai qeshte!”- tregoi Fjodorja Fjora.

You may also like