UKRAINË – Zelensky takon edhe Jessica Chastain

by admin
Spread the love

KIEV, 8 gusht /ATSH/ – Aktorja e Hollivudit, fituese e çmimit Oscar, Jessica Chastain ishte në Kiev gjatë fundjavës dhe vizitoi spitalin e fëmijëve ”Okhmatdyt” dhe më vonë u takua me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy dhe kreun e administratës presidenciale, Andriy Yermak, sipas variety.com.

Chastain, e cila fitoi Oscar-in për aktoren më të mirë këtë vit për interpretimin e saj në “The Eyes of Tammy Faye”, është e famshmja më e fundit që shfaq mbështetjen për Ukrainën, ku pushtimi rus i vendit vazhdon.

Zelenskyy postoi fotografi të takimit në llogarinë e tij në Telegram me shënimin ”Aktorja amerikane Jessica Chastain është sot në Ukrainë. Për ne, vizita të tilla të njerëzve të famshëm janë jashtëzakonisht të vlefshme. Falë kësaj, bota do të dëgjojë, dijë dhe kuptojë të vërtetën për atë që po ndodh në vendin tonë edhe më shumë. Faleminderit për mbështetjen!”.

Artistë të Hollivudit që kanë vizituar më parë Ukrainën përfshijnë Ben Stiller, Sean Penn, Liev Schreiber dhe Angelina Jolie./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like