UKRAINË – Zelensky: Pezullohet aktiviteti i disa partive politike

by admin
Spread the love

KIEV, 20 mars /ATSH-AA/- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky njoftoi sot se Këshilli i Sigurisë dhe i Mbrojtjes Kombëtare në Ukrainë duke pasur parasysh luftën në përmasa të gjera në vend ka vendosur të pezullojë aktivitetet e disa partive politike përsa kohë do të zbatohet ligji i luftës.

Përmes një videomesazhi drejtuar qytetarëve ukrainas, Zelensky tha se Ukraina ka kërkuar gjithmonë një zgjidhje paqësore. Mbi të gjitha, ne jemi më shumë në favor të paqes. Sepse i marrim në konsideratë të gjithë ata që humbin jetën. Për ne është e rëndësishme çdo familje e shkatërruar, çdo shtëpi e shembur. Ne jemi ukrainas dhe për ne njeriu është i paçmueshëm”.

Zelensky rikujtoi se partia “Blloku Vladimir Sado” nuk njihet në Ukrainë dhe se ajo është themeluar në Kherson përpara zgjedhjeve. Ai tërhoqi vëmendjen se kjo parti ka lidhje me Saldo-n anëtarin e Këshillit bashkiak në Kherson i cili pretendohet se është pro-ushtrisë ruse dhe se ka marrë pjesë në të ashtuquajturën themelimin e Republikës Popullore Kherson. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like