UKRAINË – Zelensky paralajmëron për një fatkeqësi të re bërthamore në Zaporizhya

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

KIEV, 11 gusht /ATSH-dpa/ – Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar komunitetin ndërkombëtar për një fatkeqësi të re bërthamore, të ngjashme me atë të Çernobilit në 1986.

”Rusia është një shtet terrorist që po mban peng termocentralin bërthamor të ZaporizhyaS dhe e përdor atë për shantazh”, tha ai.

”Rusia sot është edhe më cinike dhe më e rrezikshme se Bashkimi Sovjetik, i cili dikur u përpoq të fshihte katastrofën bërthamore të Çernobilit”, shtoi Zelensky.

”Ne duhet ta mbrojmë Evropën nga ky kërcënim”, theksoi ai.

”Zaporizhya nuk është vetëm termocentrali më i madh bërthamor në Evropë, por edhe i treti më i madh në Tokë. Përgjigjja ndaj veprimit rus duhet të jetë gjithëpërfshirëse. Ukraina ka nevojë për sasinë maksimale të armëve dhe municioneve për t’u mbrojtur. Askush nuk ka nevojë për fatkeqësi të reja”, shtoi Zelensky./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakKontrabandë me medikamente nga Shqipëria në Kosovë, ndalohet autobusi

You may also like