UKRAINË – Ushtria shmang sulmet ruse në lindje të vendit

by admin
Spread the love



KIEV, 24 dhjetor /ATSH-DPA/ – Ushtria ukrainase ka shmangur sulmet e reja ruse në qytetin lindor të Avdiivka, në rajonin e Donetskut dhe në bregun e majtë të lumit Dnipro, njoftoi shtabi i përgjithshëm ukrainas.

Forcat ruse po vazhdojnë të përpiqen të rrethojnë Avdiivka, një qytet industrial, popullsia e të cilit kryesisht është larguar.

Luftimet rreth qytetit kanë vazhduar për muaj të tërë.

”Luftëtarët tanë po ruajnë mbrojtjen e tyre dhe po u shkaktojnë viktima të konsiderueshme pushtuesve”, thuhet në raport.

Shtabi i përgjithshëm ukrainas tha gjithashtu se përpjekjet ruse për të zhvendosur forcat ukrainase që kanë kaluar Dnipro në rajonin jugor të Khersonit kishin dështuar.

Forcat ajrore ukrainase raportuan rrëzimin e shumë dronëve rusë./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 24/12/2023


You may also like