KIEV, 13 shtator /ATSH-DPA/ – Trupat ruse po tërhiqen nga qytetet e para në rajonin lindor të Luhanskut, sipas një zyrtari ukrainas.
“Kreminna është plotësisht bosh sot. Nuk ka polici, komandant, prokurori, nuk ka mbetur njeri, të gjithë kanë ikur”, theksoi guvernatori ukrainas i Luhansk, Serhiy Haidai.
Deklaratat e tij fillimisht nuk mund të verifikoheshin në mënyrë të pavarur. Por ato erdhën një ditë pasi blogerët ushtarakë rusë raportuan se forcat ukrainase sulmuan fshatin Bilohorivka.
Bilohorivka ndodhet pranë qytetit të vogël të Kreminës në anën tjetër të lumit Siversky Donets. /os/