UKRAINË – Sumet ruse godasin të paktën 10 objekte energjetike

by admin
Spread the love

KIEV, 11 prill /ATSH-DPA/- Infrastruktura energjetike në rajonet ukrainase të Kharkivit, Lvivit, Kievit dhe Zaporizhias u godit nga sulmet e rënda raketore ruse gjatë natës, tha sot në Facebook ministri i Energjisë, German Galushchenko.

Kompania më e madhe e energjisë elektrike në vend, DTEK tha në Telegram se dy nga centralet e saj ishin dëmtuar.

Në Kiev, një zjarr shpërtheu në një objekt të infrastrukturës së rëndësishme në periferi të kryeqytetit.

“Mbrëmë, zona u sulmua masivisht me dronë kamikaze dhe raketa. Alarmi ajror zgjati më shumë se pesë orë”, tha kreu i administratës së rajonit të Kievit, Ruslan Kravchenko në Telegram.

Sipas guvernatorit Oleh Syniehubov, të paktën 10 objekte infrastrukturore në qytetin lindor të Ukrainës, Kharkiv, pranë kufirit rus, u sulmuan me raketa.

Fillimisht, nuk pati informacione të sakta për dëmet dhe viktimat e mundshme.

Sipas forcave ajrore ukrainase, Rusia ka përdorur disa nga raketat e saj hipersonike “Kinzhal”. Nga 40 dronë sulmues “Shahed” të prodhuara në Iran, forcat ukrainase arritën të kapnin 37 prej tyre.

Ukraina ka më shumë se dy vjet që po i shmanget pushtimit rus në shkallë të plotë. Moska ka tentuar vazhdimisht të paralizojë furnizimin me energji të vendit me sulme ajrore deri në brendësi të Ukrainës.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like