UKRAINË – Reznikov: Pritshmëri jo të larta nga kundërofensiva ndaj rusëve

by admin
Spread the love

KIEV, 28 prill /ATSH-DPA/ – Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov ka paralajmëruar qytetarët brenda dhe jashtë vendit që të mos kenë pritshmëri të larta nga kundërofensiva e planifikuar në pranverë kundër pushtuesve rusë.

“Shpresat janë padyshim të mëdha, të gjithë duan fitoren e radhës”, tha Reznikov në një intervistë për agjencinë e lajmeve “RBC Ukraine”.

Reznikov kujtoi se në periudhën menjëherë pas pushtimit të plotë të Rusisë vitin e kaluar, thjesht shpresohej se vendi do të mbijetonte disi.

“Por, kur forcat e armatosura të Ukrainës treguan sukses, të gjithë filluan të besojnë në fitore. Emocionet e larta dhe pritshmëritë e larta për sukses ishin normale”, tha ai.

Rusia nisi pushtimim e plotë të Ukrainës më shumë se 14 muaj më parë.

Trupat ukrainase arritën të pengonin avancimin fillestar rus.

Megjithatë, Moska ende kontrollon pothuajse 20% të territorit të Ukrainës, duke përfshirë gadishullin e Krimesë, të cilin e aneksoi në 2014.

Një kundërofensivë ukrainase pritet të fillojë së shpejti.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like