UKRAINË – Raketat ruse godasin Dnipron ndërsa BM premton tanke luftarake

by admin
Spread the love

KIEV, 15 janar /ATSH-DPA/- Të paktën nëntë persona janë vrarë dhe 60 të tjerë janë plagosur në një sulm vdekjeprurës me raketa ruse që goditi dje një bllok apartamentesh në qytetin qendror të Ukrainës, Dnipro, njoftuan autoritetet lokale, ndërsa Kievi vlerësoi një premtim të Britanisë së Madhe për të dërguar tanke luftarake.

“Dymbëdhjetë fëmijë ishin mes të plagosurve në sulmin që shkatërroi 72 banesa”, shkroi Valentyn Reznichenko, kreu i administratës ushtarake rajonale të Dnipropetrovskut, në Telegram.

Zyra presidenciale në Kiev publikoi foto dhe video të ndërtesës në rrënoja.

Shefi i zyrës, Andriy Yermak, tha se rusët janë terroristë dhe do të ndëshkohen për gjithçka.

Gjithashtu, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dënoi “terrorin rus”.

Duke iu referuar operacioneve të shpëtimit ai tha se ekipet po luftojnë për çdo person, për çdo jetë.

Pas sulmeve me raketa ruse mëngjesin e djeshëm, Moska intensifikoi ndjeshëm bombardimet në disa rajone, duke bërë që të lëshohej një paralajmërim për sulm ajror në të gjithë vendin.

Përveç Dnipro, zona të tjera të goditura përfshijnë Odesën në jug, Kharkivin në lindje, Lvivin në perëndim dhe kryeqyteti Kiev.

Infrastruktura civile, duke përfshirë vendet e energjisë elektrike, u dëmtuan sërish dhe u raportuan ndërprerje të energjisë elektrike.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like