UKRAINË – Kievi: Pa ndihmën financiare të BE-së do të jetë e vështirë

by admin
Spread the love

KIEV, 22 nëntor /ATSH-ANSA/ – Nëse ndihma financiare e BE-së nuk arrin, do të jetë jashtëzakonisht e vështirë për ne, tha zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Ekonomisë e Ukrainës, Yulia Svyrydenko.

“Ne pothuajse kemi përfunduar dokumentet nën përgjegjësinë tonë, reformat që duhet të finalizojmë dhe listën e veprimeve të synuara për katër vitet e ardhshme”, tha ajo.

“Ne shpresojmë që negociatat të mos jenë aq të vështira, pasi shpresojmë që vendet anëtare të AU-së ta kuptojnë se është e nevojshme, financimin e parë e presim në shkurt”, tha Svyrydenko.

“Për vitin e parë të luftës qëllimi ynë ishte vetëm të mbijetonim, ekonomia regjistroi një rritje me 29,6% të PBB-së”, tha ajo.

“Po flasim për stabilitet relativ ekonomik. Për vitin 2024 presim një deficit prej 41 miliardë eurosh”, shtoi ajo.

Svyrydenko nënvizon se Ukraina do të bashkohet me BE dhe për këtë arsye investimi në rindërtim”është një mundësi e madhe për bizneset.

Kjo është arsyeja pse, përveç kontributeve në buxhetin e shtetit, ndihmat e partnerëve ndërkombëtarë do të përdoren edhe për të stimuluar investime në sektorët privatë më premtues.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like