UKRAINË – Kievi: Kemi vrarë 960 ushtarë rusë në 24 orët e fundit

by admin
Spread the love

KIEV, 2 mars /ATSH-ANSA/ – Forcat ukrainase të mbrojtjes pretendojnë se kanë vrarë, në 24 orët e fundit, 960 ushtarë rusë, duke e çuar humbjen totale të forcave pushtuese ruse, sipas shifrave të ofruara nga Kievi, 415 640 që nga fillimi i luftës, njoftuan sot mediet ukrainase, përfshirë Ukrinform.

Për më tepër, Forcat e Mbrojtjes së Ukrainës pretendojnë se kanë shkatërruar, që nga fillimi i luftës, 6 624 tanke armike (14 vetëm dje), 12 611 automjete luftarake të blinduara, 10 153 sisteme artilerie, 1 003 sisteme raketore kundërajrore, 346 avionë, 325 helikopterë, 7 829 dronë operativë, 1 915 raketa balistike, 25 anije dhe varka, një nëndetëse, 13 267 kamionë, xhipa dhe cisterna si edhe 1 617 pajisje speciale.

Dje në mbrëmje forcat e mbrojtjes ajrore ukrainase kapën dhe rrëzuan 14 nga 17 dronët sulmues kamikaze ”Shahed” të prodhuar nga Irani, të nisur nga forcat ruse kundër rajoneve Odesa, Mikolaiv, Zaporizhia, Harkiv, Sumi dhe Dnipropetrovsk.

”Nga territoret e pushtuara Herson dhe Donetsk, forcat okupuese të Moskës shënjestruan gjithashtu territorin ukrainas me të paktën tre raketa të tipit ‘Kh59/Kh-35”, shkruan Forcat Ajrore të Kievit në Telegram, cituar nga Ukrinform, duke kujtuar sesi bombardimet shkaktuan disa viktima, përfshirë dy vdekje në Odesa.

”Për më tepër, dje në mëngjes rreth orës 09:00, një avion luftarak rus tip ‘Sukhoi Su-34’ u rrëzua gjithashtu në Ukrainën Lindore”, pretendojnë forcat e armatosura./  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like