UKRAINË – Evakuohen mbi 6 600 persona në zona të sigurta

by admin
Spread the love

KIEV, 20 mars /ATSH-AA/- Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Irina Vershuk njoftoi sot se gjatë 24 orëve të fundit janë evakuar 6 623 persona në zona të sigurta nga qytetet ku vazhdon lufta me ushtrinë ruse.

Në një deklaratë, Vereshuk tha se gjatë 24 orëve të fundit, në rajone të ndryshme të Ukrainës në të cilat vazhdon lufta kanë funksionuar 8 nga 10 korridoret humanitare.

Vereshuk theksoi se korridoret humanitare funksionale kanë qënë në vendbanimet si, Mariupol, Bervytsya, Bucha, Bogdanovka, Lysychansk, Severodonetsk, Rubejnoe dhe Popasna, ndërsa në Borodyanka dhe Kherson ato janë penguar nga ushtria ruse. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like