UKRAINË – Dhjetë ndërtesa të larta shkatërrohen nga trupat ruse në Severodonetsk

by admin
Spread the love

BERLIN, 6 prill /ATSH-DPA/ Mbi 10 ndërtesa të larta janë shkatërruar nga zjarri i artilerisë ruse në qytetin lindor të Ukrainës, Severodonetsk, njoftuan sot zyrtarët rajonalë.

“Pesë rezidenca private, një shkollë, një qendër tregtare dhe disa garazhe u goditën gjithashtu”, tha mbrojtja civile e rajonit të Luhanskut.

Guvernatori i Luhanskut dhe qeveria në Kiev po u bëjnë thirrje banorëve që të paketojnë sendet e tyre dhe të ikin përpara një sulmi të mundshëm rus në shkallë të gjerë.

Zëvendëskryeministrja Iryna Vereshchuk tha se hekurudha ukrainase transportoi sot disa mijëra banorë nga zonat e kërcënuara në perëndim të vendit. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like