Ukraina: Thirrja e Macronit për të mos poshtëruar Rusinë, poshtëron Francën

by admin
Spread the love

Ditën e sotme, presidentit francez Emmanuel Macron, tha se Perëndimi “nuk duhet të poshtërojë Rusinë”.

Në një intervistë për gazetat franceze të botuar sot, ai tha se kjo ishte e rëndësishme “në mënyrë që ditën kur luftimet të ndalojnë, ne mund të ndërtojmë një rampë daljeje me mjete diplomatike”.

“Jam i bindur se roli i Francës është të jetë një fuqi ndërmjetëse,” tha ai.

Fjalët e tij nuk i kanë pëlqyer në Ukrainën. Ministri i Jashtëm Dmytro Kuleba, shkroi në Twitter se thirrje të tilla “vetëm do të poshtëronin Francën” dhe të tjerët që kanë të njëjtën pikëpamje.

Këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak, i cili ka shërbyer si negociator në bisedimet e mëparshme Kiev-Moskë, u pyet në lidhje me ofertën franceze për të ndërmjetësuar.

Bisedimet do të ishin “të kota” derisa Ukraina të merrte më shumë armë dhe të ishte në gjendje t’i shtynte forcat ruse “për aq sa të ishte e mundur në kufijtë e Ukrainës”, tha ai në komentet në televizionin ukrainas të raportuar nga Reuters.

Rruga Press

You may also like