Ukraina pretendon se ka krijuar një veshje që i bën ushtarët të pazbulueshëm nga kamerat termale të Rusisë – VIDEO

by admin
Spread the love

Ukraina pretendon se ka shpikur një “mantel të padukshëm” për të ndihmuar ushtarët të mos zbulohen nga kamerat termike dhe dronët e Rusisë. Ministri i Transformimit Dixhital të Ukrainës, Mykhailo Fedorov, ndau një video në rrjetet sociale, ku tregohet kjo veshje duke u testuar.

Videoja, e filmuar nga një kamera termike, tregon një ushtar të veshur me këtë mantel të padukshëm i cili është shumë pak i dukshëm në krahasim me dy kolegët e tij që nuk mbajnë këtë veshje.

Veshja bllokon rrezatimin e nxehtësisë dhe i bën ushtarët të padukshëm nga kamerat termike ruse. Kjo gjë do t’i ndihmojë ushtarët tanë të punojnë në mënyrë efektive gjatë natës,” shkroi Fedorov në një postim në X.

Fedorov shtoi në Telegram se veshja ishte e lehtë, peshonte deri në 2.5 kg dhe funksiononte në kushte të vështira atmosferike si në borë apo shi. Ai shtoi se materiali nuk digjej dhe mbronte përdoruesit nga nxehtësia ekstreme. Ai nuk dha informacione të mëtejshme për materialet dhe teknologjinë e përdorur në krijimin e kësaj veshje. Ai ia atribuoi shpikjen Brave1, një iniciativë e qeverisë ukrainase për të promovuar inovacionin në teknologjinë e fushëbetejës.

Një anëtar i ekipit të zhvillimit Brave1, Maxim Boryak, tha se kapaciteti i tyre i prodhimit për veshjet ishte aktualisht i kufizuar në 150 njësi në muaj, por se ato janë “gati për prodhim masiv“. Ai tha se teknologjia është projektuar duke pasur parasysh njësi të caktuara, si snajperët dhe ekipet e zbulimit. Boryak shtoi se mantelet funksiononin më mirë kur personi që i mbante lëvizte ngadalë, pasi lëvizjet e shpejta shkaktojnë rritjen e temperaturës së trupit.

You may also like