Ukraina: Avionët F-16 do të ndryshojnë ‘radikalisht’ situatën në fushën e betejës

by admin
Spread the love

Vendosja e avionëve luftarakë F-16 do të bëjë një ndryshim të madh në kundërofensivën ukrainase ndaj Rusisë.

Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksii Danilov tha se aktualisht nuk ka “asnjë barazi” të forcave ajrore ukrainase me ato ruse. Mirëpo me avionët luftarakë modernë F-16 që tani i janë premtuar Ukrainës nga Danimarka, Holanda dhe Norvegjia, kjo do të ndryshojë. 

Sapo F-16 të shfaqen dhe të përdoren nga forcat tona të armatosura në masën më të plotë të mundshme, më besoni, situata do të ndryshojë rrënjësisht para syve tanë”, tha Danilov për Radio Liberty. 

Aeroplanët nuk kanë gjasa të jenë në shërbim deri në vitin e ardhshëm, kanë thënë zyrtarët e SHBA-së dhe NATO-s. Danilov tha se Ukraina, tani për tani, po vazhdon “operacionin e saj kompleks” dhe synon të mbajë viktimat në minimum. 

“Nëse dikush mendoi se nuk ishte asgjë më shumë senjë xhiro dhe se ne mund t’i arrijmë qëllimet që i vendosëm vetes – çlirimin e të gjitha territoreve tona – shumë shpejt, mbani në mend se armiku është i fuqishëm.

Armiku ka një sistem të caktuar mbrojtjeje dhe strukturash mbrojtëse që ka mundur të ndërtojë aty”- tha Danilov.


Top Channel

You may also like