UEFA vendos largimin nga Conference League dhe 20 mln euro gjobë

by admin
Spread the love

UEFA ka vendosur të përjashtojë Juventusin për një sezon nga kupat e Europës për shkak të fitimeve kapitale, ndaj bardhezinjtë nuk do të jenë në start të Conference League 2023-2024.

‘Zonja e Vjetër’ është ndëshkuar edhe me një gjobë prej 20 milionë eurosh, 10 prej të cilave me kusht. Në vend të saj rikthehet Fiorentina, si finaliste e edicionit të kaluar. Në Torino, prej javësh ishin gati të hiqnin dorë nga Europa, një vendim që e pranuan me qetësi, duke qenë se nga pikëpamja ekonomike nuk është një humbje serioze.

Në këtë formë i jepet fund aferës së fitimeve kapitale dhe pagave, që e kishte kushtëzuar shumë Juventusin sezonin e kaluar. Skuadra e Allegrit do të përqendrohet kështu në kampionatin dhe Kupën e Italisë, duke u përpjekur të ndërpresë një seri dyvjeçare pa trofe.

Federata Italiane dhe ajo Turke gati të organizojnë Europianin sëbashku

Sipas asaj që zbulon ANSA, agjencia italiane e lajmeve, Federata Italiane dhe ajo Turke kanë dorëzuar një dosje të përbashkët për organizimin e Euro 2032. Në fakt, siç raportohet, dy Federatat kanë rënë dakord dhe tashmë kanë dorëzuar dosjen në komisionin përkatës të UEFA-s, ndërsa për momentin kjo kandidaturë shfaqet si favoritja absolute. “Ne morëm një vendim të rëndësishëm për futbollin turk dhe atë evropian. Bashkëpunimi ynë me federatën italiane tregon vlerat e miqësisë dhe bashkëpunimit në futbollin europian”, tha Mehmet Bugukeksi, president i Federatës Turke .

Tifozi bullgarë dërgohet në spital në gjendje të rëndë pas goditjes

Incidente të rënda para dhe gjatë ndeshjes u regjistruan në ndeshjen për turin e dytë të Ligës së Konferencës mes Shkupit dhe Levski Sofias, e cila ishte cilësuar si me rrezikshmëri të lartë. Megjithatë, tifozët bullgarë morën 1600 bileta dhe disa orë para ndeshjes, dy makina me targa bullgare kaluan në një lagje të frekuentuar nga tifozët e Shkupit. Sulmi ishte vrasës, ku njerëzit e Shkupit thyen me furi makinat, ndërsa parakaluan dhe rrëzuan një mbështetës të Levskit dhe e goditën me thikë. I riu bullgar është dërguar në spital dhe gjendja e tij është kritike. Madje, para fillimit të ndeshjes, tifozët bullgarë tentuan të largoheshin masivisht nga rrugët e qytetit, por kjo manovër rezultoi me incidente të tjera. Me ndërhyrjen e policisë situata dalëngadalë u qetësua ndërkohë që u arrestuan edhe disa prej agresorëve.


Top Channel

You may also like