Udhëheqësi i opozitës, Navalny ka ndërruar jetë në burg – Shqip

by admin
Spread the love

Politikani i burgosur i opozitës në Rusi, Alexei Navalny ka ndërruar jetë brenda një burgu në rajonin rus të Arktikut. Sipas shërbimit të burgut në Yamalo-Nenets, lideri i opozitës ruse ishte ndier keq pas një shëtitje gjatë ditës së sotme.

“Pothuajse kishte humbur vetëdijen”, thuhet në deklaratë ku shtohet se një ekip mjekësor urgjent ishte thirrur menjëherë dhe u përpoq ta ringjallte atë, por pa sukses.

Agjencia e lajmeve “Tass” raporton se shërbimi i burgut ka deklaruar se po punohet për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes së Navalnyt.

Ndërkohë, avokati i Navalny, Leonid Solovyov, tha për mediat ruse se nuk do të prononcohej për momentin.

I konsideruar si kritiku më i madh i Presidentit, Vladimir Putin, Navalny po vuante një dënim me 19 vjet burg për vepra që konsiderohen gjerësisht të motivuara politikisht.

/tvklan.al

You may also like