UASHINGTON – Shtëpia e Bardhë: Qytetarët amerikanë të largohen nga Rusia sa më shpejt të jetë e mundur

by admin
Spread the love



UASHINGTON, 20 shkurt /ATSH-ANSA/ – Qytetarët amerikanë si dhe ata me shtetësi të dyfishtë në Rusi, ftohen të largohen menjëherë nga vendi, deklaroi koordinatori i Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Kirby.

Deklarata e Kirby vjen pas arrestimit të një shtetase ruso-amerikane për tradhti të lartë në qytetin e Yekaterinburgut.

Mësohet se 33 vjeçarja është banuese në Los Angeles.

“Ne jemi të vetëdijshëm për rreziqet që u kanosen atyre dhe po përpiqemi të kemi akses konsullor, por tani për tani nuk mund të themi më shumë”, theksoi ai.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakErdoğan: Turqia dhe Shqipëria, kontribut për paqen dhe stabilitetin në Ballkan


You may also like