UASHINGTON – SHBA-ja ofron ndihmë humanitare prej 756 milionë dollarësh për Sirinë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

NJU JORK, 15 shtator /ATSH-DPA/- SHBA-ja njoftoi dje se do të ofrojë 756 milionë dollarë shtesë ndihmë humanitare për popullin sirian.

“Linda Thomas-Greenfield, ambasadorja e SHBA në Kombet e Bashkuara njoftoi dje ndihmën amerikane gjatë një konference politiko-humanitare të Sirisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së”, sipas një deklarate të sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Ndihma prej 756 milionë dollarësh do të jetë përveç 808 milionë dollarëve të shpallur nga Thomas-Greenfield në fillim të vitit.

“Uashingtoni ka ofruar një ndihmë humanitare gati 15.7 miliardë dollarë që nga fillimi i konfliktit në Siri”, tha Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH).

Luftë civile në Siri, ka më shumë se 11 vjet që është ndezur, duke shkaktuar vdekjen e qindra mijëra banorëve. Qeveria e presidentit Bashar al-Assad ka rivendosur kontrollin mbi rreth tre të katërtat e vendit, megjithëse kushtet e jetesës për pjesën më të madhe të popullsisë vazhdojnë të jenë të vështira.

“Mbi 12 milionë sirianë janë zhvendosur që nga viti 2011, më shumë se 7 milionë prej tyre brenda Sirisë”, sipas OKB-së.

Siria prej muajsh po vuan nga një krizë e rëndë ekonomike, e cila ka çuar në rritje të çmimeve dhe pengesa në furnizimin me ushqime dhe benzinë.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like