UASHINGTON – Kirby: Po bisedojmë me zyrtarët izraelitë për sulme me intensitet më të ulët në Gaza

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 15 janar /ATSH-AA/ – Koordinatori i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së për Komunikimet Strategjike, John Kirby, deklaroi se kanë biseduar me zyrtarët izraelitë për kryerjen e sulmeve me intensitet më të ulët kundrejt Gazës.

Kirby mori pjesë në programin “Face the Nation” në televizionin CBS dhe bëri vlerësime lidhur me situatën në Gaza ku vazhdojnë sulmet e Izraelit.

Duke vënë në dukje se kanë biseduar me zyrtarët izraelitë për kryerjen e sulmeve me intensitet më të ulët në Gaza, Kirby tha se besojnë që është koha e duhur për këtë kalim.

“Shikoni, në çdo operacion ushtarak kalohet nëpër faza dhe ndërsa Hamasi ushtron presion mbi udhëheqjen e tij, faza tjetër logjike do të ishte kalimi në operacione me intensitet më të ulët, drejt objektivit, bastisje më precize dhe kalimi në më pak sulme ajrore”, deklaroi Kirby.

Lidhur me zhdukjen në det të dy ushtarëve të marinës amerikane që po kryen operacione të panjohura në brigjet e Somalisë, Kirby tha se po vazhdojnë përpjekjet e kërkim-shpëtimit të ushtarëve.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like