U tha se u tërhoq nga Primaret, reagon ish-deputetja e PD-së dhe sqaron situatën

by admin
Spread the love

Eleina Qirici, ish-deputete e Partisë Demokratike, bashkuar me grupin e Foltores të doktor Berishës, ish-zëvendësrektorja e Universitetit të Korçës, pedagoge, e lakuar si një nga emrat e preferuar të demokratëve për t’u futur në garën e Primareve, ka mohuar kandidaturën.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Qirici shkruan se nuk është pjesë e garës për në Primare.

Sipas saj nuk ka tërheqje, pasi nuk ka plotësuar dokumentacionin për të garuar.

“Në respekt të opinionit publik dhe për të saktësuar lajmin e dhënë nga mediat, sqaroj:

Nuk ekziston tërheqje nga gara e primareve për kandidat për Kryetar Bashkie nga ana ime, pasi unë nuk jam pjesë e kësaj gare.

Nuk kam plotësuar dokumentacion për të qenë pjesë e primareve, rrjedhimisht as nuk i kam tërhequr ato nga Dega e PD , proces që mbyllet në datë 12 nëntor.

(plotësimi dhe dorëzimi i dokumentacionit pranë degës së PD Korçë për kandidatët që do jenë në garë për primaret).

Këtë fakt e kam bërë publik në rrjetin social, në datë 8 nëntor, ku kam shprehur dhe falenderimin dhe mirënjohjen për secilin që ka besuar tek unë për të qenë kandidate për Kryetare Bashkie.

Ju falemnderit për mirëkuptimin”, shkruan Qirici

The post U tha se u tërhoq nga Primaret, reagon ish-deputetja e PD-së dhe sqaron situatën appeared first on Lajme.al.

You may also like