U sulmua nga peshkaqeni, ndërron jetë adoleshenti në Australi! Ja çfarë deklaruan banorët vendas

by admin
Spread the love

Një adoleshent ka ndërruar jetë pasi u sulmua nga peshkaqeni në një vend pushimi dhe surfingu në Australinë Jugore.

Trupi u gjet në ujë pas sulmit, pranë plazhit Ethel në Parkun Kombëtar Innes në Gadishullin Yorke.

“Mjerisht trupi i një djali adoleshent u gjet në ujë”, tha policia në një deklaratë, por kurseu detajet për moshën dhe identitetin.

Ndër të tjera policia australiane tha se oficerët u njoftuan fillimisht për ngjarjen këtë të enjtje në orën 13:30.

Banori vendas, Marty Goody, deklaroi për mediat se sulmi ishte i pari fatal në atë resort. Si një person që ka bërë sërf në zonë për dekada, ai mendon se viktima mund të ketë qenë rreth 30 deri në 40 metra larg bregut.

“Zona ka pasur gjithmonë peshkaqenë, por duket se ka shumë më tepër prej tyre tani”, u shpreh Goody.

Plazhi Ethel është një shtrirje 400 metra e gjatë e plazhit me rërë, e njohur nga sërfistët dhe turistët, me valë mesatarisht 1.5 metra.

Sulmi i peshkaqenit është i fundit nga disa në ujërat e Australisë Jugore në muajt e fundit.

Në maj, një sërfist mbeti i vdekur në Gadishullin Eyre, ndërsa në shkurt, një vajzë u sulmua nga peshkaqeni.

BBC shkruan se Australia ka më shumë sulme të peshkaqenëve se çdo vend tjetër, përveç SHBA-së. Shkencëtarët kanë paralajmëruar se një rritje në shikimin e peshkaqenëve nuk do të thotë domosdoshmërisht një rritje në numër.


Top Channel

You may also like