U qëllua me armë zjarri, ndërron jetë ish-kryeministri japonez. Autori: Isha i pakënaqur

by admin
Spread the love

Ish-kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, ka ndërruar jetë pasi u qëllua me armë zjarri kur po mbante një fjalim elektoral.

67-vjeçari, i cili është kryeministri që ka qëndruar më shumë në këtë detyrë në vendin aziatik, nuk i mbijetoi plagëve të marra në qafë.

Autori i atentatit, një burrë 41 vjeç, u arrestua në vendngjarje. I identifikuar si Tetsuya Yamagami, ai thuhet të jetë banor i Nara-s dhe sipas mediave lokale ka qenë ish-pjesëtar i forcave të marinës në Japoni.

Mësohet se 41-vjeçari iu ka thënë policëve që e arrestuan se ishte “i pakënaqur” nga Abe dhe donte që ta vriste. Ai ka qëlluar me një armë të bërë vetë në shtëpi.

Abe ka shërbyer si kryeministër i Japonisë nga viti 2006 në 2007 dhe sërish nga 2012 në 2020.

Ai ishte kryeministri japonez më jetëgjatë në histori përpara se të jepte dorëheqjen në vitin 2020, duke përmendur arsye shëndetësore.

Sipas ekspertëve të sigurisë, vrasja e ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe do ta ndryshojnë vendin “përgjithmonë”.

You may also like