U përjashtua me të kuq pas vetëm 10 minutave në fushë – reagon Edon Zhegrova

by admin
Spread the love

Lojtari kosovar, Edon Zhegrova mbrëmë kaloi një natë për t’u harruar.

Kjo, pasi që gjatë ndeshjes ndaj Metzit (0-0) u ndëshkua me karton të kuq, pas dy të verdhave, ndeshje e vlefshme për javën e 25-të në Ligue 1, shkruan Zeri.info

Zhegrova u inkuadra në fushë në min e 81-të, teksa pas dy minutave u ndëshkua me karton të verdhë.

Tetë minuta më vonë sulmuesi mori edhe një të verdhë dhe kështu u përjashtua me të kuq.

Pas ndeshjes, reprezentuesi i Kosovës ka reaguar duke thënë se asgjë nuk më ndalon, teksa ka falenderuar edhe tifozët për mbështetje.

“Asgjë nuk mund të më ndaloj, jam me kokën lartë. Faleminderit tifozëve të Lille për përkrahjen“, ka shkruar Zhegrova në “Instagram”.

You may also like