U përfshinë në orgji, ushtarëve britanikë u ndalohet zbarkimi në Kosovë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një batalion i regjimentit elitar të parashutave të Ushtrisë Britanike nuk do të vendoset në stërvitjet e ardhshme të NATO-s në Bosnje dhe Kosovë, pasi ushtarët ishin incizuar veten duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua.

Këtë e ka konfirmuar edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerali, Sir Patrick Sanders, transmeton Klankosova.tv.

Batalioni do të vendosej si një “Forcë e Reagimit Strategjik” në shtator në një “provë operacionale” përfshinte 300 ushtarë të cilët do të humbasin shansin të marrin medalje e pagë shtesë që zakonisht marrin për dislokimin jashtë shtetit.

Sanders u dërgoi një letër gjeneralëve dhe komandantëve duke thënë se ai nuk ishte gati të “rrezikonte misionin e NATO-s ose reputacionin e Ushtrisë Britanike duke vendosur 3 Para në këtë kohë”, duke iu referuar Batalionit të 3-të.

“Parashutistët e Batalionit të 3-të në vend të kësaj do ta përdorin muajin për të “menduar për atë që ata humbën në atë që ne të gjithë presim nga ushtria jonë”, shkroi Sanders në një letër të parë nga gazeta Times.

“Operacionet e ushtrisë “bazohen në besim dhe ne duhet të mbajmë veten sipas standardeve më të larta”, shtoi ai.

Incizimi që u bë publik në fillim të këtij muaji shfaqte një grua duke bërë seks me tetë anëtarë të Brigadës së 16-të Sulmuese Ajrore brenda kazermave Merville në Colchester, Essex, ndërsa dhjetëra ushtarë tjerë i shikonin.

Sipas Policisë Ushtarake Mbretërore, gruaja ishte një civile, e cila ishte futur kontrabandë në bazë rreth 30 herë në pesë muajt e fundit.

Regjistrimet kanë qenë “mjaft grafike në detaje”, tha një burim ushtarak për The Times, duke treguar akte seksuale në zona të ndryshme të kazermës.

Pas shpërndarjes së videove, një numër trupash u tha se ishin vënë nën hetimin e policisë ushtarake.

 

You may also like