U përfol se “i morën” BBV3, Arbana Osmani shfaqet në ambjentet e Top-it

by admin
Spread the love

Po diskutohet prej javësh se Arbana Osmani nuk do të jetë moderaore e këtij sezoni të “Big Brother VIP”.

Nuk ka ende asnjë reagim nga televizioni apo moderatorja, por ditën e djeshme u tha se moderatori është vendosur dhe do të jetë Ledion Lico.

Megjithatë pas këtyre lajmeve ka reaguar vetë Arbana përmes një postimi në Instagram në ambientet e “Top Channel”.

Ditën e sotme ajo ka publikuar në InstaStory një foto duke bërë grimin në një nga ambientet e televiziont, ndërsa i ka përshëndetur të gjithë fansat e saj.

Me gjasë kjo është një foto nga sezoni i kaluar, pasi artisti i saj Arbër Bytyqi ndodhet për një udhëtim në Paris. Gjithsesi postimi i Arbanës nuk është i rastësishëm.

The post U përfol se “i morën” BBV3, Arbana Osmani shfaqet në ambjentet e Top-it appeared first on NTV.

You may also like