U ndanë përfundimisht! Andi bën veprimin e papritur ndaj Melisës

by admin
Spread the love

Çifti i krijuar në emisionin e dashurisë “Pët’puthen” në edicionin e tij të dytë Andi dhe Melisa duket se i dhanë fund lidhjes së tyre në mënyrë të papritur.

Ata siç duket përjetuan një periudhë të vështirë në lidhjen e tyre, dhe kjo gjë i çoi në ndarje, edhe pse dukeshin shumë të lumtur me njeri-tjetrin në intervista e rrjete sociale. Këtë gjë e ka njoftuar Melisa me disa ‘story’ në llogarinë e saj të “Instagram” ku është shprehur se edhe pse është natyrë euforike, ka shumë gjëra të cilat nuk i ka thënë mbi lidhjen e saj me Andin.

“E penduar deri në pikë të fundit. U kry. Euforike gjithmonë. Hiperaktive. Flas pafund prandaj ma kanë vu gishtin gjithmonë mu. Veç unë e ti e dimë sa shumë nuk kam folur. Nuk më intereson çka ju të gjithë mendoni sepse ky është limiti” – shkruan ajo.

Ndërkohë, pak minuta të parë, edhe Andi i vendosi kapakun finalizimit të lidhjes së tyre, duke hequr ‘folloë’-n nga “Instagram” Në këtë mënyrë u vërtetua një herë e mirë se dyshja më afatgjatë e “Për’puthen” nuk janë më së bashku.

Kujtojmë se para disa kohësh Melisa dhe Andi kanë qënë të ftuar në “Përputhen Prime” ku kanë treguar më shumë rreth lidhjes së tyre duke u nisur nga fillimet e vështira e deri në bashkëjetesë. Ata pohonin se ishin të lumtur në krahët e njëri-tjetrit, por mesa duket paskan patur shumë probleme për të cilat Melisa nuk ka folur dhe janë bërë shkak për këtë krizë të lidhjes së tyre.

You may also like