U dënua për baste, por Juve nuk heq dorë nga Faxholi. I rinovon kontratën deri më 2028-ën

by admin
Spread the love



Get it on Google Play

Juventusi nuk heq dorë nga Nikola Faxholi, edhe pse lojtari i tij u përfshi në vënien e basteve në platforma ilegale. “Zonja e Vjetër” e vlerëson talentin e lojtarit “bastexhi”, ndaj klubi i ka afruar rinovimin 22-vjeçarit.

“Sky Sport Italia” ka njoftuar se Juventusi ka arritur një marrëveshje për zgjatjen kontratës së Nikolo Faxholit deri në qershor të 2028, pavarësisht ndalimit të tij të fundit për vënie të basteve të paligjshme.

Mesfushori ka pranuar se vinte baste, por bashkëpunoi me autoritetet gjatë hetimeve dhe kërkoi ndihmë për të trajtuar varësinë e tij nga bixhozi.

Përpos situatës së krijuar, Juve e ka mbështetur mesfushorin, i cili ka vazhduar stërvitjen me pjesën tjetër të ekipit, si dhe dhe klubi nuk ia ka cënuar rrogën e tij. Marrëveshja aktuale e Faxholit për 1 milion euro në vit përfundon në 2026.

“Sky Sport Italia” në lajmin e raportuar për rinovimin e kontratës me 22-vjeçarin nuk e ka zbuluar shifrën që do të përfitojë lojtari, por sigurisht që një rinovim me terma të rritur ekonomikisht.

You may also like