U dëmtua ndaj Napolit, sa kohë rrezikon Gjimshiti të qëndrojë jashtë fushës

by admin
Spread the love

Urgjenca në mbrojtjen e Atalantës rrezikon të përkeqësohet edhe më shumë. Në sfidën e fundit kundër Napolit, mbrojtësi shqiptar Berat Gjimshiti u detyrua të largohej nga fusha e lojës në minutën 63 për shkak se nxori shpatullën.

Mediat italiane kanë zbuluar edhe kohën e rikuperimit për Gjimshitin. Sipas L’Eco di Bergamo, Berat Djimsiti rrezikon deri në një muaj pushim. Megjithatë, gjithçka do të konfirmohet në orët në vazhdim që Gjimshiti do të zhvillojë edhe vizita mjekësore më të thelluara.

Sidoqoftë, sipas të njëjtit burim, por edhe nga fjalët e Gasperinit pas ndeshjes, mungesa e mbrojtësit të Kombërtares Shqiptare në sfidën e Europa League kundër Leipzig mund të konsiderohet e sigurt. Nga ana tjetër, në rast se konfirmohet mungesa prej 1 muaji, Gjimshiti do të ishte një mungesë shumë e rëndësishme për Atalantën në sprintin final të sezonit. /oversport.tv

You may also like