‘U çmenda, dua të iki’, Olta takon mes lotëve të ëmën

by admin
Spread the love

Aktorja Olta Gixhari takoi mbrëmjen e sotme të ëmën në shtëpinë e Big Brother VIP. Pas letrës emocionuese që aktorja i ka dërguar së ëmës ditën e sotme, Vëllai i Madh i kishte rezervuar një takim pikërisht me mamanë e saj.

Mes lotëve, ajo përqafoi të ëmën, ndërsa sapo iu hodh në qafë, i tha se donte të ikte nga shtëpia e Big Brother sepse po çmendej. Mamaja e saj i dha kurajo të bijës, duke i thënë se ajo është shumë mirë dhe se duhet të vazhdojë lojën.

Sakaq, mamaja e Oltës i tha aktores se edhe burri i saj e ndjek, së bashku me të birin, Amarin, ndërsa i tha se Dori është shumë i kënaqur me lojën e saj deri tani dhe se ajo duhet të vazhdojë kështu.

Kujtojmë që Olta është në nominim së bashku me Armaldon dhe Kristin, teksa një prej tyre do të lërë shtëpinë sonte.

You may also like