TURQI – Për herë të parë opozita më e fortë se Erdogani në zgjedhjet lokale

by admin
Spread the love

STAMBOLL, 1 prill /ATSH-ANSA/ – Partia më e madhe opozitare në Turqi në nivel kombëtar, CHP, ka arritur numrin më të madh të votave në zgjedhjet lokale të djeshme, me 37,7%, duke mposhtur për herë të parë formacionin e presidentit Recep Tayyip Erdogan, AKP , i cili ka marrë 35,4% duke shënuar një nga rezultatet më të ulëta në historinë e saj politike.

Deri më tani janë numëruar mbi 99% e votave, ndërsa rezultatet do të konfirmohen zyrtarisht në ditët në vijim nga Këshilli i Lartë Zgjedhor i Turqisë (YSK).

Kryebashkiakët e CHP-së fituan në pesë qytetet më të mëdha të vendit, duke përfshirë Stambollin dhe kryeqytetin Ankaranë.

Partia e Erdoganit u tregua ende e fortë në një pjesë të Anadollit qendror, pavarësisht se humbi disa provinca në rajon, historikisht bastioni i saj, si ndaj CHP-së, por edhe për shkak të fitoreve të partisë islamike Yeniden Refah Partisi dhe partisë ekstreme të djathtë nacionaliste MHP, grupe që mbështetën Erdoganin në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar.

Partia pro-kurde dhe e majtë Dem arriti një rezultat të shkëlqyer në juglindje, në kufirin me Sirinë dhe Turqinë, duke rritur numrin e votave të saj në krahasim me pesë vjet më parë.

Sipas asaj që deklaroi Këshilli Zgjedhor i Turqisë, pjesëmarrja ishte 78,7%, më pak në krahasim me zgjedhjet administrative të pesë viteve më parë, në të cilat kishin votuar 84,6% e atyre që kishin të drejtë vote dhe gjithashtu krahasuar me zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar, kur pjesëmarrja ishte afër 90%.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like