TURQI – Kalin: Nuk do të tolerojmë një tjetër protestë kundër figurës së Erdogan

by admin
Spread the love

STAMBOLL, 15 janar /ATSH-DPA/- Turqia paralajmëroi se nuk do të tolerojë një tjetër protestë si ajo që ndodhi së fundmi në Stokholm, në të cilën një imazh i presidentit turk Recep Tajip Erdogan u var pranë bashkisë.

Protesta ka tensionuar lidhjet në një kohë kur Suedia ka nevojë për mbështetjen e Turqisë për t’u bërë anëtare e NATO-s.

Ibrahim Kalin, zëdhënësi i Erdoganit, u tha gazetarëve të shtunën se nëse një incident i tillë do të përsëritej, do të “ngadalësonte” procesin e pranimit të Suedisë në aleancën e mbrojtjes perëndimore.

“Ne besojmë në këtë proces dhe duam të bëjmë progres”, tha Kalin, në lidhje me kërkesën e Suedisë, ndërsa shtoi se imazhi publik i Suedisë ishte dëmtuar.

Qeveria turke ka thirrur ambasadorin suedez pas protestës, për të cilën Turqia fajësoi një grup të lidhur me Partinë e jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK). Imazhet treguan një kukull të madhe të Erdogan të varur nga këmbët gjatë një proteste.

Kryeministri suedez Ulf Kristersson e dënoi këtë akt.

Turqia ka bllokuar kërkesën e Suedisë dhe Finlandës për t’u bashkuar me NATO-n, duke përmendur mbështetjen e tyre të supozuar për grupet që Ankaraja i etiketon si terroriste, duke përfshirë PKK-në.//a.i/

You may also like