TURQI – Erdogan në vizitë zyrtare në Rusi

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

ANKARA, 27 korrik /ATSH-AA/- Presidenti turk Recep Tajip Erdogan do të zhvillojë një takim me homologun e tij rus Vladimir Putin në qytetin bregdetar rus të Soçit më 5 gusht.

Vizita e tij vjen disa ditë pasi Turqia, Kombet e Bashkuara (OKB), Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje historike për të rifilluar eksportet e grurit përmes tre porteve të Ukrainës, pas disa muajsh bllokimi për shkak të luftës Rusi-Ukrainë.

Eksportet do të rifillojnë së shpejti, të koordinuara nga një qendër e përbashkët në metropolin turk, Stamboll.

Të mërkurën e kaluar, Erdogan dhe Putin u takuan gjatë një takimi trepalësh me homologun e tyre iranian, Ebrahim Raisi, në Teheran.

Liderët u mblodhën për samitin e shtatë të formatit të Astanës për të diskutuar zhvillimet e fundit në Siri, luftën kundër grupeve terroriste që përbëjnë një kërcënim për sigurinë rajonale, veçanërisht YPG/PKK dhe DEASH, si dhe situatën humanitare dhe kthimin vullnetar të sirianëve./  /a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 27/7/2022

You may also like