TURQI – Aliyev: Furnizimi me gaz natyror kontribuon në sigurinë energjetike të Evropës

by admin
Spread the love

STAMBOLL, 19 shkurt /ATSH-ANSA/ – Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev deklaroi se furnizimi me gaz natyror nga vendi i tij drejt Turqisë do të rritej.

”Kjo bëhet për të kontribuar në sigurinë energjetike të Evropës”, theksoi presidenti azer.

”Mbi nëntë miliardë metra kub gaz natyror u dërguan në Turqi vitin e kaluar dhe kjo sasi do të rritet. Fluksi i gazit natyror nga Azerbajxhani në Turqi do të kontribuojë në sigurinë
energjetike të shumë vendeve evropiane”, tha Aliyev gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan në Ankara, e transmetuar nga televizioni shtetëror turk, TRT.

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, mbërriti sot në Ankara, ku u prit nga kreu i shtetit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Kjo është vizita e parë zyrtare e huaj për udhëheqësin Azerbajxhan që nga koha e
rizgjedhjes së tij si president i vedit, ku ai fitoi me mbi 92% të votave./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like