TURQI – 60 000 pasgoditje në zonën e tërmetit të vitit 2023

by admin
Spread the love

ANKARA, 6 shkurt /ATSH-DPA/ – Gati 60 000 dridhje kanë tronditur Turqinë juglindore që nga tërmetet e dyfishta shkatërruese që vranë dhjetëra mijëra njerëz më 6 shkurt 2023, sipas autoritetit kombëtar të fatkeqësive natyrore AFAD.

”Epiqendra e tërmetit të 6 shkurtit, në provincën Kahramanmaraş, ka përjetuar që atëherë mesatarisht 56 ​​tërmete në ditë”, theksoi Bulent Ozmen nga Universiteti Gazi i Ankarasë.

Sipas Ozmen, qyteti regjistroi 399 lëkundje në javë dhe 1 730 në muaj gjatë periudhës në fjalë.

Një tërmet me magnitudë 7,7 ballë Rihter goditi Turqinë juglindore në mëngjesin e hershëm të 6 shkurtit të vitit të kaluar, i ndjekur nga një tjetër tërmet me magnitudë 7,6 në të njëjtën ditë.

Sipas të dhënave të qeverisë, më shumë se 53 000 njerëz kanë vdekur vetëm në Turqi.

Në Sirinë fqinje, rreth 6 800 njerëz kanë vdekur.

Menjëherë pas tërmetit, Erdogan i vuri vetes synimin ambicioz për të ndërtuar rreth 300 000 ndërtesa banimi brenda një viti.

Qeveria e tij, megjithatë, nuk e arriti këtë qëllim.

Erdogan tha në fundjavë se 200 000 njësi banimi mund të jenë gati deri në fund të vitit 2024./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like