Turneu i Barcelonës, Rafael Nadal merr vendimin përfundimtar

by admin
Spread the love

Rafael Nadal nuk është aktiv prej 3 muajsh, për shkak të një dëmtimi, që e mbajti larg fusghave të tenisti edhe në Masterin e Monte Karlos. Spanjolli ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se ai nuk është ende gati, teksa nuk do të jertë as në turneun e Barcelonës.

Barcelona është një turne i veçantë për mua, pasi aty luaj si në shtëpinë time. Nuk jam ende gati për t’u rikthyer në fushë, ndaj nuk do të luaj aty. Do të vazhdoj fazën time të rehabilitimit për t’u rikthyer sa më shpejt në fushë”, shkruan në postimin e tij Nadal.

Një lajm i keq për tifozëte  tenisit, që shohin të tërhiqet nga një tjetër turne fituesi I 22 grand slam në karrierë, që ende nuk ka rikuperuar nga dëmtimi i pësuar në Australian Open, në janar. Turenu I Barcelonës do të nisë të hënën, ndërsa në Spanjë shkruajnë se 36-vjeccari rrezikon që të mungojë dhe në turneun e Madridit, e me gjasa do të kthehet vetëm për turneun e Romës, që do të luhet pas disa javësh.

Objektivi kryesor iNadal është që ai të jetë gati me çdo kusht në grand slam e Roland Garros, ndaj nuk dëshiron që të rrezikojë e të kthehet para kohe në fushat e tenisit. Aktualisht, spanjolli ndodhet në vendin e 14-të të renditjes së përgjithshme të ATP-së, por dëmtimet e shumta  të tij, janë shenjat e para se po afron fundi i karrierës për triumfuatorin e 22 grand slameve.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like