Tupançevski: Shohim nëse ka hapësira ligjore për rigjykimin e rastit “Almiri” dhe “Lagjјa e Trimave”

by admin
Spread the love




Kreu i Drejtësisë Nikolla Tupançevski nuk e ka bërë të qarët sot nëse e mbështet ose jo rigjykimin e rastit “Almiri” dhe “Lagjјa e Trimave”. Tupançevski deklaroi se duhet shqyrtuar se nëse eкzistojnë hapësira ligjore, ndërsa tha se po angazhohet për të parë nëse ka ndonjë lëshim gjatë gjykimeve të mëparshme.

Nikolla Tupançevski

“Në pyetjet e deputetëve kisha të njëjtën pyetje për këtë temë, se a do të ketë rigjikim për rastet të cilat i përmendët. Po flas si jurist, nga aspekti formalo-juridik unë punoj seriozisht në lidhje me hapjen e cilitdo rast. Në këtë drejtim ekzistojnë mekanizma të tjerë të cilat mund të lejojnë që ata raste të rigjykohen, kuptohet përderisa me të vërtet kanë ndonjë defekt apo ndonjë anomali gjatë gjykimit, të rigjykohen sërish, por nuk duhet të ketë monitorim ndërkombëtar për rigjykimin e këtyre rasteve”


You may also like