I gjatë 5.8 km, pjesë e Korridorit 8
Segmenti i tretë i aksit Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit të 8 vijon punimet të cilat kanë arritur në 5.5% të totalit. Gjatë inspektimit të tyre ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u shpreh se ky projekt do të finalizohet me një dalje të re në Maqedoninë e Veriut, përmes një tuneli.
Belinda Balluku: Do shkojmë direkt në daljen e re, e cila do të lidhë Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut me një tunel dhe do jemi afër urës së Bushtricës.
Evis Berberi: Do jemi përafërsisht në një tunel që shkon në 5.8 kilometra, në total tuneli i dakordësuar.
Ministrja bëri të ditur se me Bypass-in e Elbasanit zona do të ketë shumë përfitime, ku përveç eliminimit të trafikut do të nxisë edhe zhvillimi ekonomik të zonave përreth.
Belinda Balluku: Pa Bypass-in e Elbasanit ne nuk mund të ndërtojmë cirkuitin e Formula 1. Bypass i Elbasanit do të jetë një nxitës i ri i zhvillimit ekonomik për zonën e Elbasanit, Tiranës dhe të gjithë qendrave përreth.
Kreu i autoritetit rrugor shqiptar Evis Berberi tha se në lotin 3 do të ndërtohet ura më e lartë në gjatësi prej 300 m.
Aksi Elbasan-Qafë Thanë do të ketë një kontribut të shtuar në zhvillimin e turizmit duke shkurtuar ndjeshëm distancën kohore të udhëtimit. Sipas ARRSH, Korridori Tetë pritet të marrë formë përfundimtare brenda 4 vitesh.
Tv Klan