Tuchel i shqetësuar: Kundërshtarët na mundin lehtësisht, kështu nuk dilet kampion!

by admin
Spread the love

Pas disfatës në transfertë me Leeds United, Chelsea doli pa pikë edhe nga ndeshja e dytë radhazi jashtë shtëpie teksa u mposht në fushën e Southampton me rezultatin 2-1.

Shqip shkruan se pas sfidës, trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel u shfaq i shqetësuar për mënyrën si skuadra humbi të dytën ndeshje jashtë fushe këtë sezon ndërsa shtoi se kundërshtarët i mposhtin lehtësisht të besuarit e tij.

“Më duket sikur në transfertë jemi shumë të lehtë dhe nuk jemi në gjendje t’i fitojmë ndeshje të tilla. Kjo humbje ngjason shumë me atë ndaj Leeds. Për kundërshtarët duket shumë e lehtë të na bëjnë konfuzë në fushën e lojës, duhet ta kuptojmë këtë pjesë dhe të punojmë për ta rregulluar.

Humbasim përqëndrimin dhe planin tonë të lojës, më duket sikur është shumë e lehtë që të na mundin. Na duhet një mentalitet më i fortë, të paktën në mbrojtje. Nuk duhet të pësonim asnjë prej golave, kjo humbje duhej evituar nëse pretendojmë që në fund të mund të fitojmë Premier League”, u shpreh Tuchel.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like