Trump: Po të isha unë President, Putin nuk do të guxonte të aneksonte asnjë centimetër tokë të Ukrainës

by admin
Spread the love

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, sulmoi sërish pasuesin e tij, Joe Biden, duke e akuzuar se me veprimet e tij të papërgjegjshme lejoi pushtimin e Ukrainës.

Gjatë një tubimi në fundjavë në Karolinën e Jugut, Trump tha se Biden nuk është në gjendje të mirë fizike dhe mendore.

Mund të marrësh pesë presidentët më të këqij në historinë e Amerikës dhe do të shohësh që nuk kanë bërë kaq shumë dëm sa Biden në 13 muaj”, tha Trump. “Kemi një president që përfaqëson vendin tonë në epokën më të rëndësishme të historisë, por ai nuk është në gjendje fizike e mendore për këtë”.

Trump tha se Biden nuk arriti dot të shmangte sulmin e tmerrshëm të Rusisë kundër Ukrainës. “Lajmet e rreme thoshin se personaliteti im do të na fuste në ndonjë luftë. Por në fakt personaliteti e mbajti Amerikën larg luftës. Isha i pari president në gati 40 vite që nuk nisi një konflikt të ri dhe që madje riktheu trupat në shtëpi”.

“Pushtimi i tmerrshëm i Ukrainës nga Rusia nuk duhet të ishte lejuar të ndodhte. Lutemi për popullin krenar të Ukrainës”, tha Trump. “Por po të isha unë në Shtëpinë e Bardhë Rusia nuk do të guxonte të aneksonte asnjë centimetër tokë. Në fakt, nuk e bëri kurrë për sa kohë isha unë aty”.

You may also like