Tronditet vila e dashurisë, një videomesazh vjen për një nga ishullorët! – Shqip

by admin
Spread the love

Spektakli që ka thyer rekorde shikueshmërie në shumë vende të botës dhe në Shqipëri, Love Islamd Albania do të transmetohet LIVE ditën e dielë si çdo javë tjetër nën drejtimin e Luana Vjollcës.

‘Prime’ i kësaj jave premton shumë dinamika dhe ngjarje që do të ndryshojnë rrjedhën e gjërave në vilën e dashurisë. Një videomesazh që do të marrin një nga ishullorët do të jetë thuajse vendimtar dhe do të trondisin një nga lidhjet e krijuara në Love Island Albania.

Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për ndonjë videomesazh që e kanë dërguar të afërmit e tyre, apo ndonjë nga të larguarit e vilës.

Për këtë dhe shumë ngjarje të tjera ndiqni ‘Prime’ ditën e dielë në televizionin Klan, nën drejtimin e Luana Vjollcës./ Love Island Albania

You may also like