Tritan Shehu zbulon se kush do ta paguajë 8 mijë euro qira për 11 dhjetorin në Air Albania

by admin
Spread the love

8 mijë euro qira në ‘Air Albania’ ditën e shtunë për Kuvendin e 11 dhjetorit, do e paguajnë vullnetarët. Se cilët janë këta “zemërbardhë”, nuk dihet, e megjithatë deputeti demokrat Tritan Shehu, edhe pse s’merret drejtpërdrejtë me anën administrative, theksoi se ‘Foltorja’ e Sali Berishës financohet “nga dëshira e njerëzve për ndryshim”.

“Nuk merrem me anën administrative është vullnetarizmi i njerëzve, është dëshira e njerëzve për ndryshim, vullnetarizëm që ka vënë në zbatim këtë motor të fuqishëm që në 11 dhjetor do të zyrtarizohet dhe do të përmbysë regjimit”, tha Shehu.

Shehu ka komentuar me ironi Kuvendin e 18 dhjetorit të thirrur nga Lulzim Basha. Për Shehun, ky i fundit humbi çdo shans për të thirrur delegatët për krizën brenda në Partinë Demokratike.

“Pse ka Kuvend në datën 18? Ka një rregull statutor, Basha kishte të drejtë ta thërriste para se të mblidheshin firmat, i takon lidershipit për krizën e thellë, nuk u bë kjo gjë, në momentin që u mblodhën firmat, nuk ka asnjë Kuvend tjetër pas 11 dhjetori, prevalon thirrja e Kuvendit të datës 11 se është thirrur nga masa dhe është koha kohore, që kur u mblodhën firmat nuk ka asnjë iniciativë tjetër”, tha Shehu.

Ai përjashton mundësinë që ky Kuvend të sjellë përçarjen e PD-së, përkundrazi. Ai e ka cilësuar si një Kuvend të bashkimit, e ndërsa tregon me detaje se çdo të ndodhë në 11 dhjetor.

“Nuk është Kuvend përçarje kur ka mbështetjen e anëtarësisë së PD, ka shumicën dhe është Kuvend i bashkimi. PD të ngihen, që të debatojnë, po e nxjerr PD nga pagjumësia, përgatitjet po shkojnë drejt Kongresit, e do të mbyllet me vendime shumë të rëndësishme me funksionim e brendshme të PD, me aleanca që do krijohen dhe lidershipin e PD për periudhën e ardhshme, me demokraticizimin dhe pranonim e diversitetit të PD, me forcimin e rolit të bazën, përdorimin e shpeshtë të referendume, dhe shumë elemente të tjera politikë”, u shpreh deputeti.

Një përgjigje ka pasur edhe për Sekretarin e Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi i cili disa ditë më për paralajmëroi ndjekje penale për ‘Foltoren’ që po përdor simbolet e partisë.

“Bardhi le të bëjë kallëzim penal për ata që kanë firmosur për atë Kuvend, i bije të bëjë nja 5500 kallëzime penale, le ti bëjë nëse sigla e PD është pronë e tij, simbolet janë pronë e anëtarësisë së PD, janë pronë e masës, pronë e atyre që kanë themeluar PD, e mijëra demokratëve, e një hapësire të gjerë, s’janë pronë e 2 njerëzve, askush nuk duhet ta çojë në mendje këtë gjë, është gjëja më e gabuar”, përfundoi Shehu.

You may also like