Tritan Shehu tregon si do merret selia e PD-së: S´ka nevojë për vendime gjykate

by admin
Spread the love

Deputeti Tritan Shehu theksoi se zyra dhe selia e PD-së nuk janë prona e askujt, por ato janë pronë e anëtarësisë së PD-së dhe vendimet e marra në Kuvendin e 11 dhjetorit janë vendime të formës së prerë dhe duhet të zbatohen.

Shehu thekson se selia e PD është pronë e masës së anëtarëve të saj të cilët nëpërmjet delegatëve të tyre morën vendimin përkatëse në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetori dhe në mënyrë plebishitare votuan ratifikimin e tyre në referendumin e ditës së shtunë.

Deklarata e Shehut:

“Këto janë vendime të formës së prerë dhe të padiskutueshme dhe vetëm të aplikohen në të gjitha dimensionet e tyre dhe në këtë rrugë është edhe logjistikës së PD-së dhe objekteve të saj që i përkasin tashmë antarësisë së saj dhe aspak individëve të veçantë që nuk janë më në postet e tyre pasi një nga vendimet e ratifikuara ishte shkarkimi i kryetarit dhe kalimi i fuqisë drejtimore Komisionit të Rithemelimit deri në muajin mars, i cili është i vetmi organ që drejton PD-në të gjitha nivelet e saj dhe në të gjitha aksionet e saj politike, organizative dhe qoftë edhe administrative”, tha Shehu në një intervistë televizive.

You may also like