Trippier mund të marrë një bonus mahnitës që lojtarët e Ligës Premier rrallë e marrin nëse transferohet te Bayerni

by admin
Spread the love

Kieran Trippier mund të marrë një bonus të jashtëzakonshëm që rrallë herë është parë në Ligën Premier, nëse ai pranon kalimin tek Bayern Munichu.

Trippier ka qenë një ndër lojtarët më të rëndësishëm në ekipin e Eddie Howe, që prej se Neëcastle e transferoi atë nga Atletico Madridi në janar të vitit 2022.

Ylli anglez e kaloi pjesën më të madhe të karrierës tek Burnley dhe Tottenhami, para se të luante për dy vite e gjysmë në Spanjë, aty ku ndihmoi Atleticon të fitoi La Liga-n në 2021.

Newcastle paguajti 12 milionë euro për të sjellë Trippier përsëri në Ligën Premier dhe jo shumë kohë më parë ai u emërua zëvendëskapiten i ekipit. Sidoqoftë, me kontratën e tij që skadon në vitin 2025, anglezi pritet të largohet nga klubi.

Kjo për shkak se Bayern Munich dëshiron që të nënshkruajë me 33-vjeçarin, pasi dështuan në përpjekjet e tyre për të transferuar Kyle Walker verën e kaluar.

Sipas Daily Mail, Newcastle tashmë ka refuzuar një ofertë nga gjiganti gjerman, të cilët po mundohen të përforcojnë ekipin pasi momentalisht janë shtatë pikë mbrapa liderit Bayer Leverkusen.

Pagat e lojtarëve në klubet gjermane, duke përfshirë edhe Bayernin, janë shumë larg atyre që i ofron Liga Premier, por shumë klube të Bundesligas, paguajnë bonuse prej gjashtë mijë deri në 18 mijë euro për pikë të fituara.

Në rast se luani për një ekip të suksesshëm si Bayerni, këto bonuse mund të arrihen lehtësisht, andaj Trippier ka mundësinë e artë që ta shfrytëzojë këtë mundësi

You may also like